Hyseni: Votuesi i PDK-së është më i afërt me VV-në sesa me LDK-në

E publikuar: 12/11/2021 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alban Hyseni

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka folur për mundësitë e balotazhit pas zgjedhjeve të 14 nëntorit.

Hyseni tha se si VV në garën e balotazhit kanë vendosur që të shkojnë të vetëm, ndërsa pas zgjedhjeve do t’i shqyrtojnë mundësitë për një gjë të tillë.

“Ne kemi thënë publikisht se deri më 14 nëntor do të shkojmë të vetëm në garë, ndërsa pas balotazhit do t’i shqyrtojmë mundësitë e koalicionit sepse për numrat në asamble kemi nevojë për një gjë të tillë, sepse në numrat për asamble kemi nevojë për një gjë të tillë për një qeverisje të qëndrueshme”, është shprehur Hyseni.

Kandidati i VV-së për të parin e Gjilanit, ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me LDK-në, ndërsa për partitë e tjera tha se duhet t’i shqyrtojnë mundësitë, teksa tha se votuesi i PDK-së është më i afërt me VV-në sesa me LDK-në.

“Numrat atje na përjashtojnë LDK-në për shkak të garës në të cilën jemi, por subjektet tjera duhet t’i shqyrtojmë të gjitha”.

“Votuesi i PDK-së është më i afërt me VV-në sesa me LDK-në. Në anën tjetër është një rivalitet i madh i LDK-së me PDK-në në Gjilan dhe kjo besoj se mund të llogaritet në tri kategori votuesish, e para janë ata që e mbështesin VV, dy të tjerë janë që e mbështesin LDK-në por në numër janë më të vogël dhe të tretit janë ata që nuk dalin në zgjedhje”, është shprehur Hyseni, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, i pyetur nëse do ta uroj Hazirin në rast fitoreje, Hyseni ka thënë se nuk e ka problem një gjë të tillë, pasi që tha se ia ka uruar edhe ditëlindjen publikisht, por se është i bindur se nuk do të ketë nevojë ta bëjë një gjë të tillë, duke aluduar se do të fitojë.

“Unë jam i gatshëm ta uroj Hazirin nëse fiton. Publikisht ia kam uruar ditëlindjen derisa isha duke shpërndarë lule, por nuk do të kem nëvojë të uroj”, ka thënë ai.