Hyseni për Asociacionin: Kurti e Osmani po ia rrezikojnë themelet Kosovës

E publikuar: 30/01/2023 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth Asociacionit.

Ai ka pasur akuza të rënda për kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, duke thënë se po ia rrezikojnë themelet shtetit.

“Binomi Kurti Osmani dhe aleatët e “forte” të tyre, si ky Abazoviqi, “telalli” i Vuçiqit në Mal të Zi dhe grupi i marksistëve të Tiranës janë e keqja më e madhe e Kosovës dhe shqiptarëve sot. Politika e çmendur që udhëhiqet nga ky “bllok” mjeranësh po i rrezikon vet themelet e shtetit të Kosovës. Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave politike serbe”, ka shkruar ai.