Hyseni: Nuk jemi duke menduar ende për koalicion me ndonjë parti

E publikuar: 19/10/2021 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka dal i pari në Zgjedhjet Lokale 2021 duke marrë besimin e 44,43% të qytetarëve të Gjilanit, i ndjekur nga Lutfi Haziri i LDK-së me 43,81%, çka ka bërë që dyshja të garojnë në balotazh.

Hyseni në emisionin “CONTEXT” në ATV tha se kanë pritur më shumë se ky rezultat.

“Kemi pritur që mund të jemi pak më mirë se ky rezultat, unë e kam thënë edhe publikisht që potencialisht ka ekzistuar mundësia që të fitojmë edhe pa balotazh. Parimisht rezultati për neve si qendër të Gjilanit dhe për Vetëvendosjen nuk është i befasishëm aspak,”– tha ai.

Hyseni gjithashtu tha se ende nuk janë duke menduar rreth koalicionit me ndonjë parti./ATV LIVE/