Hykolli iu raporton sindikatave, ata kërkojnë që Qeveria të dialogojë me Rrahman Jasharajn

E publikuar: 11/09/2022 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli është takuar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

E sot, të dielën – ai ka raportuar para kryetarëve sindikal në nivel komunal për krejt çka ka debatuar me Kurtin. Sindialistët kanë kërkuar që kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, të dialogojë me Kurtin.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Hymolli nuk është pajtuar me Kurtin pa u plotësuar kushtet.

“Hymolli ka zhvilluar me Kryeministrin Albin Kurti. Kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme”, thuhet në njoftim.

“Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë”, vazhdon njoftimi.

“Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje”, përmbyllet njoftimi për media. /Express