Hunda me gjak, trajneri i Barcelonës ndal konferencën (Video)

E publikuar: 26/02/2021 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hunda me gjak, trajneri i Barcelonës ndal konferencën (Video) Ronald Kuman ka hasur në një ngjarje të pazakontë së fundmi, ku hundët e tij janë mbushur me gjak gjatë konferencës për shtyp. Si zakonisht, një ditë përpara ndeshjes trajneri i Barcelonës ka mbajtur një konferencë për shtyp. Nesër me fillim nga ora 16:15, Barcelona do të luajë kundër Sevillës për xhiron e 25-të në La Liga. Kuman kishte kaluar nëpër një rast të njëjtë edhe muajin e kaluar në fitoren 2-1 ndaj Atletik Bilbao. Gazetari Havi Miguel nga “CAT Radio”, tha se problemet për 57 vjeçarin po ndodhin për arsye se ai ka vuajtur nga një sëmundje në zemër vitin e kaluar.
https://youtu.be/o0GTWXNxoJE