Humb jetën 20 vjeçari duke punuar në minierë

E publikuar: 18/08/2021 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz, është aksidentuar për vdekje.

Mësohet se i riu me inicialet L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës.