“Humanizëm i lartë e atdhedashuri e thellë”, Cakaj falenderon FSK-në

E publikuar: 01/12/2019 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një postimi në Facebook, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj falenderoi Forcat e Sigurisë së Kosovës për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës, dëshmuar në Shqipëri.

“Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës