Hoyt Yee jep dorëheqje, vjen në Ballkan

E publikuar: 09/01/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brian Hoyt Yee, specialisti për Ballkanin i presidentit amerikan Donald Trump, ka dhënë dorëheqje nga posti i ndihmës të zëvendëssekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, i është thënë Al Jazeeras në këtë institucion.

Medie sot kalkulojnë se ai do të mund të emërohet ambasador i SHBA-së në ndonjë vend të Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net.

Më parë përmendej se mund të jetë ambasador amerikan në Shkup. Tash po përmendet edhe Sarajeva.

Hoyt Yee ka vizituar disa herë Kosovën.

Pozitën e tij në Washington pritet ta zërë ish – shefi i OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë Jonathan Moore.