Hoxhë Drilon Gashi: Ekstremistët bëhen vrasës kur ua vizaton profetin Muhamed

E publikuar: 29/10/2020 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hoxhë Drilon Gashi thotë se njerëzit ekstremistë e terroristë, bëhen vrasës kur ua vizaton gjërat e shenjta.

Kështu komenton ai rreth karikaturave të profetit Muhamed.

“Franca dhe shtetet evropiane duhet të jetë i matur, sepse krejt njerëzit e kanë prejardhjen prej një qelize, duhet me pranu me të mirë, nëse ai nuk e pranon të mirën, duhet me i pranu në shoqni këta njerëz, nëse nuk dojnë me marrë vesh me të mirë, duhet me u marrë shteti me ta. Nëse nuk dojmë me dëgju sistemin demokrat, sistemin liberal duhet me u marrë me të. Në momentin kur ia prekë profetin Muhamed qityne ekstremistave, terroristave, ti nuk duhet me ua vizatu atyne se të vrasin. A ka dicka përtej lirisë të shprehjes, është respektimi i tjetrit. Njerëzit me un kafshëror nëse nuk edukohen me të mirë duhet me i eduku”, tha ai në ‘Kanal 10’./Express/