Hoxhaj reagon pas sulmit terrorist në Francë

E publikuar: 29/10/2020 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi sot në qytetin Nice të Francës.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se ky sulm është qyqar, derisa ka thënë se Presidenti Macron duhet të qëndrojë i fortë.
Ndryshe, sulmi në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm.
Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar sulmin, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Tëitter.

“Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkruan Thaçi ndër të tjera.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.

Ndërsa, Gazeta Daily Mail raporton se dy nga tri viktimat iu është hequr koka. /Gazeta Express/