Hoxhaj reagon pas aneksimit të kundërligjshëm rus të territoreve të Ukrainës

E publikuar: 30/09/2022 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas aneksimit të paligjshëm të Rusisë ndaj territoreve të Ukrainës, duke thënë se duhet të mbështetet sovraniteti dhe integriteti territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë Ukrainë.

“Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë #Ukrainë. I bashkohem demokracive që refuzojnë aneksimin e paligjshëm të territorit të Ukrainës. Duhet të qëndrojmë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.”, shkruan Hoxhaj në Twitter.