Hoxhaj prezanton 70 pikat e platformës së PDK-së

E publikuar: 27/05/2017 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryetari i PDK-së, Ever Hoxhaj, në takimin e partisë të mbajtur sot në Prishtinë, ka prezantuar 70 pikat e platformës së PDK-së për mandatin e ardhshëm qeverisës
Në prezatimin e Hoxhajt, PDK-ja i ka dhënë përparësi zhvillimit ekonomik, hapjes së vendeve të punës, bujqësisë, arsimit, sistemit të drejtësisë – luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe politikës së jashtme.

Në këtë listë të veprimeve konkrete përfshihet krijimi i vendeve të punës, energjia, bujqësia dhe zhvillimi rural, arsimi, drejtësia, shëndetësia, politika e jashtme si dhe fillimi evropian i Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se të gjitha këto veprime kanë të definuara si aktivitete konkrete dhe numër të konsiderueshëm të reformave në funksion të arritjes së qëllimeve të prekshme për mandatin e ardhshëm qeverisës.