Hoxhaj: Nuk përkrahim një figurë përçarëse si Vjosa Osmani

E publikuar: 31/03/2021 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratite të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti mbështet procesin e formimit të institucioneve që mundësojnë stabilitet politik, por nuk e mbështet kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin, pasi sipas tij ajo është figurë përçarëse, raporton Ekonomia Online.“PDK e mbështet procesin e konstituimit të institucioneve të reja zgjedhore që vendit t’i mundësojnë stabilitet dhe të cilat duhet ta mbështesin Kosovën që ta forcojnë pozicionin ndërkombëtarë, por ne si PDK kuptojmë që krijimi i institucioneve nuk duhet ta rrezikon demokracinë në Kosovë”, tha ai.

“Ne i kemi disa arsyeja pse PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin pasi që ka qenë figurë përçarëse dhe ajo është kandidate partiake dhe jo konsesuale, ajo është treguar e një anshme dhe nuk ka qenë një figurë mbi partiake por përkundrazi është e para që kanë përdorur zyrën për të krijuar një parti të re politike”, tha tutje Hoxhaj.