Hoxhaj në vizitë tek familja e Veselit para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë

E publikuar: 19/01/2021 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka bërë një vizitë tek familja e Kadri Veselit, ish-lider i këtij subjekti.

Kjo vizitë në familjen Veseli, u zhvillua para një takimi të Hoxhajt që pritet ta zhvillojë me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

”Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.

Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij.

Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”.