Hoxhaj në Berlin takon njeriun kryesor të Kancelares Angela Merkel

E publikuar: 03/05/2018 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Berlin këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Angela Merkel, Jan Hecker.
Gjatë takimit është biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, agjendën evropiane të Kosovës veçanërisht procesin e liberalizimit të vizave dhe pritjet e Kosovës për anëtarësim në OKB.

Sipas Hoxhaj, Gjermania është një prej shteteve më mbështetëse të Kosovës për shumë vite dhe si e tillë do të vazhdoj edhe më intensivisht në muajt në vazhdim veçmas në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë.

Këshilltari Hecker para dy muaj ka vizituar Kosovën ku ishte takuar me liderët kryesor të Kosovës. Ai është shefi kryesor për politikë të jashtme dhe me shumë ndikim në zyrën e Merkel.