Hoxhaj mirëpret vendimin për reciprocitet: Të mos kemi dallime politike përballë Serbisë

22.09.2021 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxhaj mirëpret vendimin për reciprocitet: Të mos kemi dallime politike përballë Serbisë

Ish-kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka thënë se e mirëpret vullnetin e Qeverisë së Kosovës për t’i implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu Kosovë-Serbi, por vendimet e tilla, sipas Hoxhajt, duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë e jo hapjes së fushatës zgjedhore.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se Kryeministri Kurti në të kaluarën, ka mohuar rezultatet dialogut, por tani po zbaton marrëveshjet dhe afirmon ato, siç u shpreh Hoxhaj, “më mirë vonë se kurrë!”.

“Mirëpres vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu Kosovë-Serbi.

Vendime të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës, jo hapjes së fushatës zgjedhore.

Kryeministri Kurti që në të kaluarën ka mohuar rezultatet e dialogut, sot po zbaton marrëveshjet dhe afrimon ato! Më mirë vonë se kurrë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj tha se është e rëndësishme për demokracinë e Kosovës që kundërshtarët të kenë dallime politike të brendshme në Kosovë, por jo edhe përballë agresionit të Serbisë.

“Por ne që ishim në qeveri dhe që tash jemi në opozitë, s’duhet të jemi vonë karshi interesit shtetëror.

Është e shëndetshme për demokracinë e brendshme në Kosovë të kemi dallime politike, por jo edhe përballë agresionit të Serbisë dhe kur jemi në të drejtën tonë si shtet!”, tha tutje ai.

Ai gjithashtu pati disa fjalë edhe për pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

“Në këto momente, të gjithë jemi me mendje dhe zemër me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët në dekadën e fundit kanë dëshmuar se janë gardianët më të mëdhenj të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj u shpreh se shpreson që ky reciprocitet i pjesshëm të koordinohet plotësisht me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për të prodhuar më shumë ushtrim të sovranitetit se lajme ditore.

“Vendime të tilla strategjike kërkojnë veprim politik e krijim të fakteve brenda Kosovës, koordinim të jashtëm me partnerët strategjikë të Kosovës, por edhe betejë diplomatike me kundërshtarët e shtetit tonë! Vetëm kështu përmbushen qëllimet dhe mënjohen pasojat që mund të prodhojë gjendja në veri të vendit!”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Donika Gërvalla thyen heshtjen për rezultatin e zgjedhjeve, thotë se VV nuk ka pësuar rënie

Donika Gërvalla thyen heshtjen për rezultatin e zgjedhjeve, thotë se VV nuk ka pësuar rënie

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

Numërohen 100% e votave në Gjilan, ky është rezultati

Numërohen 100% e votave në Gjilan, ky është rezultati

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë tallet me Agim Bahtirin: Me u kap dorë për dore po u rrezojshe vetë

Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë tallet me Agim Bahtirin: Me u kap dorë për dore po u rrezojshe vetë

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje