Hoxhaj, LDK-së për zgjedhjen e Presidentit: Kanë marrëveshje të fshehtë me Osmanin për zgjedhjet lokale

22.04.2021 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxhaj, LDK-së për zgjedhjen e Presidentit: Kanë marrëveshje të fshehtë me Osmanin për zgjedhjet lokale

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë ndjerë të befasuar nga qëndrimi i LDK-së, karshi zgjedhjes së Vjosa Osmanit, Presidente.

Sipas tij, për këtë mbështetje, pati marrëveshje paraprake për zgjedhjet lokale, mes LDK-së e Vjosa Osmanit, për ta mbështetur pushtetin absolut të Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.

”Besa na ka habitur qëndrimi i kolegëve tanë opozitar i LDK-së”.”Që pa ndonjë kusht, pa ndonjë arsye, po sigurisht me ndonjë marrëveshje për zgjedhje lokale apo ndonjë marrëveshje të fshehtë vendosën ta mbështesin pushtetin absolut të Albin Kurtit”.

”LDK ka marrëveshje me zonjën Osmani. Ne mendojmë kështu”.

”Ne kemi pritur që partitë politike opozitare mund të koordinohen. Kemi pritur që LDK do duhej të koordinohej së bashku me ne dhe AAK-në, për krijimin e një kulture të re politike ku presidenti zgjidhet në mënyrë të re konsensuale”.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Enver Hoxhaj gjithashtu komentoi edhe veprimin e ish-partiakes së tij, Adelina Graincës, e cila pa paralajmërim aderoi në Vetëvendosje, pas dhënies së votës së saj në favor të zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente.

”Vota e Graincës, nuk ka qenë votë parimore”.

”Ka qenë më shumë rezultat i pazareve dhe jo i parimeve. Ajo do duhej t’ia kthente mandatin PDK-së. Është mandat i PDK-së. Unë kam qenë jo në mënyrë direkte, por ne si PDK dhe dega jonë në Ferizaj, kanë qenë në kontakt me Graincën. Deri në momentin e fundit na është thënë se nuk do të votojë, dhe është i pavërtetë lajmi i mundshëm”.

”Ne kemi pasur informata në ditën kur është votuar, dhe kemi bërë përpjekje ta menaxhojmë situatën por ja që ka ndodhë”.

”Përderisa e fsheh veprimine e fundit, mendoj se aty më së pakti është diçka politike”.

”Unë e kam takuar Graincën, e kam pyetur në cilin komision dëshiron të shkojë, i kam ofruar mbështetje. Ajo madje nëse s’gaboj e kam promovuar si kandidate në mënyrë të qëllimshme si një ndërmarrëse e re nga një komunë jashtë Prishtinës. E ka pasur mbështetjen e plotë, por s’ma merr mendja që dikush në Kosovë e merr këtë reagim të saj, seriozisht”.”Nuk kam informatë të plotë, po të kisha edhe informatë të plotë nuk do ta thoja. Parakalimi i saj me Kurtin në atë seancë ka treguar çfarë ka pretenduar Kurti me Osmanin në këto 15 vjetët e fundit”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Si ndodhi tragjedia, Policia kroate përshkruan në detaje lëvizjen fatale të autobusit

Si ndodhi tragjedia, Policia kroate përshkruan në detaje lëvizjen fatale të autobusit

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Kroacia i akomodon 14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, u japin ushqim, ilaçe dhe ndihmë psikologjike

Kroacia i akomodon 14 personat që shpëtuan pa lëndime nga aksidenti, u japin ushqim, ilaçe dhe ndihmë psikologjike

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet?

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese