Hoxhaj: Kurti pa platformë për dialog, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

E publikuar: 25/05/2021 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Albin Kurti si kryeministër do të duhej të dërgonte në Kuvend një platformë për dialogun Kosovë – Serbi, e pastaj ta ftonte opozitën për të diskutuar për këtë çështje.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kurti sot nuk ka platformë dhe po ikë nga zotimet e tij, andaj opozita nuk mund të bëhet pre e mazhtrimeve të tij.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re.

Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve.