Hoxhaj: Kurti nisi bisedimet për Autonomi për serbët në Kosovë

29.04.2021 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxhaj: Kurti nisi bisedimet për Autonomi për serbët në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili sot në Bruksel konfirmoi rinisjen e dialogut, pa vendosur reciprocitetin ndaj Serbisë siç kishte premtuar.

Hoxhaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.

“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.Ai tha se në Bruksel duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK, Enver Hoxhaj:Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi. Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

SHBA-ja evakuon një oficer të CIA-s nga Serbia, kjo është arsyeja

Bekim Jashari tregon nëse ka marrëveshje me VV’në për zgjedhjet në Skenderaj

LDK e Gjilanit pushton terrenin, përkrahje masive për Lutfi Hazirin nga Baja e Dheu i Bardhë

Haradinaj: Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore

Anketë: 42.5% e serbëve mendojnë se ende nuk e kanë humbur Kosovën

Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë

​Parashikimi i motit për dy ditën në vijim

Lista Serbe e refuzon propozimin e KFOR-it që të qëndrojë në fuqi masa e reciprocitetit të targave

Akademikja greke: 8000 shtëpi kishte Athina në vitin 1831, shumica shqiptare (video)

Fadil Nura shpalos platformën për fitore në Skenderaj: Vota juaj për mua, votë për vlerat e UÇK-së dhe Skenderaj të zhvilluar (VIDEO)

I amerikane thotë se për ta sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm

Kandidati i AKR-së zotohet t’i përkrah bizneset: Teknologjia është e ardhmja

Kurti takohet me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, flasin për procesin zgjedhor

Daut Haradinaj: Kurti e ka përkrahjen time për vendosjen e reciprocitetit

Osmani në takim me ambasadorin gjerman: Me veprime nxitëse, Serbia po tenton ta destabilizojë veriun e vendit

Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin