Hoxhaj i reagon ashpër BE-së pas Samitit në Bruksel

E publikuar: 23/06/2022 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pasi nga Samiti që u mbajt në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër BE-së rreth Samitit të sotëm që nuk nxori asnjë rezultat rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo është tirania e status-quo-së për Ballkanin Perëndimor.“Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE”, ka shkruar Hoxhaj.“Nga Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe asnjë hapje të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!

Kjo është tirania e status quo-së për Ballkanin Perëndimor! Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.