Hoxhaj i bindur se PDK do ta udhëheqë qeverinë

E publikuar: 30/12/2020 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enver Hoxhaj qëndroi gjatë ditës së sotme në Shqipëri.

Kandidati për Kryeministër nga PDK, i shoqëruar nga nënkryetarët partiakë – Xhavit Haliti e Uran Ismaili, takuan Presidentin shqiptar, Ilir Meta dhe Kryesuesin e Kuvendit, Gramoz Ruçi,transmeton Klankosova.

Me ta u bisedua për unifikim të qëndrimeve kombëtare karshi rimëkëmbjes ekonomike e politike.

Ndërsa, me liderin opozitar, Lulzim Basha, Hoxhaj kërkoi mbështetjen shqiptare karshi lidershipit të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kreu i PD-së konfirmoi përpjekjet ndihmuese për këtë temë.

Delegacioni i PDK-së u prit edhe nga anëtarë të Partisë Socialdemokrate të Edi Ramës.