Hoxha: Ligji për funksionet publike, mundësi për luftimin e korrupsiont

E publikuar: 14/12/2016 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e qeverisë është bërë shqyrtimi i projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thënë që përmes këtij ligji institucionet kanë mundësi të luftojnë korrupsionin.

“Ky ligj është mundësi e mirë që të ndikoj në dukurinë e korrupsionit. Parasheh numër të konsiderueshëm të zyrtarëve publik. Zyrtari i lartë nuk ka mundësi të emërohet në pozitë publike të lartë dy vjet pas përfundimit të mandatit dhe nuk mund të jetë menaxher a përfaqësues i autorizuar dy vite pas përfundimit të mandatit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar aspektit preventiv të konfliktit të interesit”, ka thënë Hoxha. /kk/.