“Hoxha me fjalët e saj më bindi se ka dorë në vrasjen e Deharit”

E publikuar: 16/03/2018 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kurteshi thotë se janë bërë ndërhyrje nga drejtësia në hetime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha me fjalimin e saj e ka bindur se ka pasur dorë në vrasjen e Astrit Deharit.

“Ministrja po më bind se ka gisht të drejtpërdrejtë në vrasjen e Astrit Deharit. Kjo ministre nuk i bën nder Qeverisë. Një ministër i Qeverisë nuk ka hapësirë të fol sa të dojë sepse këtu kanë hapësirë deputetët. Me fjalime të tilla mund të paraqitet para kryeministrit. Gjyqësori ka vërtetuar me të gjitha faktet materiale se aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë dorë në sulmin ndaj Kuvendit”, tha Kurteshi.

Sipas tij, janë bërë ndërhyrje të drejtpërdrejta nga drejtësia në hetimet në rastin Dehari./21Media