Hovenier falënderon ministrin Dendias: SHBA dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkan

E publikuar: 09/06/2022 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për vizitën në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Hovenier shkroi se SHBA-ja dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit Nikos Dendias për diskutimin e shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. SHBA-ja dhe Greqia mbesin partner të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, shkroi ambasadori amerikan.

Ndërsa, ministri grek të mërkurën mbrëma njoftoi se është takuar me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë, si dhe Ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në këto takime ai tha se diskutimet kanë qenë të fokusuara në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së të #Ballkanit Perëndimor.

“U takova me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT – fokusuar në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së të #Ballkanit Perëndimor”, shkroi Dendias në Twitter.