
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ky vit ka filluar me fatura të rritura të tatimit në pronë, shkruan InfoSot.
Hoti ka publikuar faturën e vitit 2021 dhe atë të këtij viti, teksa ka thënë se fatura është 60 përqind më e lartë.
“Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”, ka shkruar Hoti.
Sipas ligjit, vlera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në njëqindmijë mund të variojë prej 0.10% deri 1%, nga 0.20% deri në 1%, për vlerën e pronave mbi njëqind mijë euro.
Për vlerën e pronave mbi pesë qind mijë aplikohet shkalla tatimore që mund të variojë prej 0.30% deri 1%.
0.40 deri 1% deri në 1 milion, kurse për vlerën e pronave mbi pesë milionë euro aplikohet shkalla tatimore mund të variojë prej 0.50% deri 1%.
Vlerësimin e pronave e ka bërë ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale.