Hoti: Stavileci, ky “partizan shteti” që jorrallë po ia huqë

E publikuar: 01/06/2017 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas deklaratës së Blerand Stavilecit nga Partia Demokratike e Kosovës se “deklaratat e përkohshme të Albin Kurtit janë një mashtrim i pastër i radhës, që ai përpiqet t’ua bëjë qytetarëve të Kosovës”, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtari për media nga ky subjekt, Shkodran Hoti përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se Stavileci po flet në rolin e fanatikut të shtetit, por që sipas tij sikur herave tjera edhe këtë herë ia ka huqë.

Hoti e ka quajtur Stavilecin vegël të PDK-së, partisë që sipas tij e ka shkatërruar dhe vazhdon ta shkatërrojë shtetin.

Deklarata e plotë:

Paska folur Blerand Stavileci në rolin e “partizanit të shtetit”. Blerandi si basketbollist që ka qenë, e kupton gabimin në hapa, dhe jo rrallë ia huq me hapat.
Kjo vegël jo aq e rëndësishme as për Kadriun duhet ta kuptojë se shteti shkatërrohet duke e vjedhur buxhetin e shtetit përmes subvencioneve. Imazhin e shtetit e shkatërron “Pronto”, e Landi është thjesht një faculetë e këtij organizimi kriminal.