Hoti: Rritja e të hyrave të shtetit është rezultat i shtrenjtimit të çmimeve

E publikuar: 30/06/2022 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se “rritja e të hyrave të shtetit është rezultat i shtrenjtimit të çmimeve”.Ai ka thënë se Hekuran Murati dhe Armend Muja “po mashtrojnë ose nuk i kanë informatat elementare”.

“Nuk është rritur importi, ndërsa të hyrat po – kjo është rezultat i rritjes së çmimeve”, ka thënë Hoti.Deputeti i LDK-së ka folur edhe për marzhën e fitimit të naftëtarëve duke thënë se “qeveria veç ua ka rritur fitimin”.Në Kuvendin e Kosovës po debatohet për shtrenjtimin e çmimeve.