Hoti – Mimoza Kusarit: Zelli juaj për t’i shërbyer shefave, i gërditshëm

E publikuar: 02/03/2023 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në seancën plenare të Kuvendit ka adresuar kritika ndaj deputetes së VV-së, Mimoza Kusari-Lilës.

Hoti tha se zelli i Kusarit për të iu shërbyer shefave që i ka ndërruar vazhdimisht është i “gërditshëm”.

“Zelli i saj për e ju shërby shefave që i ka ndrru vazhdimisht është I gërditshëm. Është e poshtër, unë po ia përmend vetëm një fakt, vetëm në fushatën e vitit 2017, a e dini çka bon, kjo kush i ka gjasat më të mira, kjo i shkon mbrapa, i ka shku PDK-së mbrapa, na ka ardh neve në 2017 kur i kem pasa gjasat për me fitu”, ka thënë Hoti.