Hoti: Menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në socializëm

E publikuar: 27/04/2023 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se menaxhimi i parasë publike nga Qeveria Kurti është sikur në kohën e socializmit.

“Në atë sistem, ‘qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për tu mbajtur’. Kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e kësaj qeverie”.

“Ja pse: 1. Për bizneset: I bllokoi projektet kapitale, si rezultat ekonomisë i mungojnë 500 mil euro, e mandej i ndihmoi bizneset me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale. Rriti faturat e energjisë për bizneseve, e mandej i subvencionoi bizneset për energji”.

“2. Për qytetarët: E shtrenjtoi dy herë energjinë, e në anën tjetër i subvencionoi për shpenzimet e energjisë. E dyfishoi tatimin në pronë, e mandej ua fali 100 euro.  Kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti. Socializëm është kur 41% e buxhetit shpenzohet në subvencione dhe transfere, e vetëm 15% në investime”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Klankosova.tv.