Hoti kërkon nga Kuvendi të trajtojë me prioritet Projektligjin për Buxhetin 2020

30.06.2020 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti kërkon nga Kuvendi të trajtojë me prioritet Projektligjin për Buxhetin 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të trajtojë me prioritet Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Buxhetit 2020 dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas tij, këto do t’i hapnin rrugë masave të menjëhershme për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se bizneset e goditura nga pandemia varen nga një mjedis ekonomik favorizues.

“Bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë ato të drejtuara nga gra dhe sipërmarrës të rinj, janë duke u goditur më së shumti nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia. Masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kanë rezultuar në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe një rënie masive të kërkesës në shumicën e sektorëve. Për të vazhduar të luajnë rolin e tyre vendimtar në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, bizneset varen më shumë se kurrë nga një mjedis ekonomik favorizues që siguron mbështetjen për qasje në financa, informacion dhe tregje”, ka shkruar ai.

“Dje i kam kërkuar edhe me shkrim kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që Kuvendi i Kosovës ta trajtoj me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Duke marrë parasysh pasojat që kjo pandemi po shkakton në ekonomi, aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike. Prandaj, me mirëkuptim për situatën e rëndë ekonomike në vend, kërkojë që ky projektligj të trajtohet me prioritet të lartë”, ka përfunduar Hoti./FO/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Sveçla viziton pikë kalimin kufitar në Merdare, tregon për gjendjen pas vendimit për targa

Sveçla viziton pikë kalimin kufitar në Merdare, tregon për gjendjen pas vendimit për targa

Deputeti i VV-së: Disa qyqanë thonë se NATO-ja na ka shpëtuar, ata kanë ardhur për interesat e tyre

Deputeti i VV-së: Disa qyqanë thonë se NATO-ja na ka shpëtuar, ata kanë ardhur për interesat e tyre

Gërvalla për gabimet në Twitter: I marrë si komplimente pasi nuk kemi kritika në politikën e jashtme

Gërvalla për gabimet në Twitter: I marrë si komplimente pasi nuk kemi kritika në politikën e jashtme

Pogragja qind për qind me Lutën, e falënderojnë për realizimin e projekteve jetike

Pogragja qind për qind me Lutën, e falënderojnë për realizimin e projekteve jetike

Ministria e Drejtësisë në pritje të vendimit të Gjykatës për procesin e konkursit për noterë

Ministria e Drejtësisë në pritje të vendimit të Gjykatës për procesin e konkursit për noterë

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit

Vuçiq: Ata duan që Serbia ta njohë Kosovën, nuk do të ndodhë kjo

Vuçiq: Ata duan që Serbia ta njohë Kosovën, nuk do të ndodhë kjo

Ministria e Shëndetësisë lanson çertifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë lanson çertifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

30 ditë paraburgim për kontrabandim me migrantët sirianë

30 ditë paraburgim për kontrabandim me migrantët sirianë

Haziri: Fluidi ka ndërtuar perandori të prodhimit në Kosovë e rajon

Haziri: Fluidi ka ndërtuar perandori të prodhimit në Kosovë e rajon

Pensionistët duan ndryshim të politikave pas 17 tetorit!

Pensionistët duan ndryshim të politikave pas 17 tetorit!

Reagon Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Mësimi të nis më 27 shtator, shtyrja e mëtejme e papranueshme

Reagon Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Mësimi të nis më 27 shtator, shtyrja e mëtejme e papranueshme

Osmani takon Borrellin: Kosova ka zbatuar marrëveshjen për targat, BE të gjykojë Serbinë

Osmani takon Borrellin: Kosova ka zbatuar marrëveshjen për targat, BE të gjykojë Serbinë

Konjufca takon Nikollën: Jemi një komb e dy shtete

Konjufca takon Nikollën: Jemi një komb e dy shtete

Investimet nga diaspora, shembull për zhvillimin ekonomik

Investimet nga diaspora, shembull për zhvillimin ekonomik

SBASHK-u thotë se mësimi duhet të fillojë të hënën

SBASHK-u thotë se mësimi duhet të fillojë të hënën