Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në lexim të dytë në seancën e sotme të jashtëzakonshme me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka falënderuar të gjithë deputetët, të cilët sipas tij, besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.
“Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga COVID-19”, ka shkruar Hoti në Facebook.