Hoti e pyet Muratin: Pse s’po e zgjeron listën e produkteve që mund t’iu reduktohet TVSH-ja, ta lejon Ligji

E publikuar: 11/06/2022 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vazhdimësi ka kritikuar Qeverinë Kurti II sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me financat. Disa herë është përplasur edhe me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, herë në komision e herë në Kuvend.

Hoti ka qenë kritik edhe sot ndaj ministrit Murati, duke thënë se nuk e kupton se pse ai s’po merr vendim për uljen e TVSH-së nga 18 në 8% për produktet e konsumit për njerëzit, kafshët, farërat, bimët dhe shumë mallra të tjera, meqë një gjë të tillë ia lejon edhe Ligji, pasi ka një kohë të gjatë që janë rritur çmimet.Hoti thotë se pika 3 e Nenit 26 të Ligjit për TVSH e lë të hapur mundësinë që ministri i Financave të nxjerr një akt-nënligjor për zgjerimin e produkteve me normë të reduktuar të TVSH-së sipas shtojcës III të këtij ligji. Hoti ka sqaruar se në shtojcën III të këtij ligji gjenden mallrat e lartëpërmendura.

Reagimi i plotë i Hotit:PSE NUK PO SHTOHET LISTA E MALLRAVE ME NORMË TË REDUKTUAR TË TVSH-së PREJ 8%, SIÇ E MUNDËSON LIGJI NË FUQI?!Neni 26 i Ligjit për TVSH, pika 2, përcakton listën e mallrave për të cilat paguhet normë e reduktuar e TVSH-së prej 8%, ku përfshihen: uji, energjia elektrike, drithërat dhe prodhimet e tyre, qumështi dhe produktet e tij, vezët, librat shkollorë, pajisjet e teknologjisë së informacionit, barnat dhe pajisjet mjekësore. Ky ligj është miratuar në vitin 2015 nga Qeveria Mustafa, si pjesë e Pakos Fiskale 1.Ndërkaq, pika 3 e të njëjtit nen specifikon se: ”Ministri i Financave mund të nxjerr akt nën-ligjor për zgjerimin e listës së produkteve me normë të reduktuar sipas Shtojcës III të këtij ligji”. Shtojca III përmban listën e mallrave ushqimore për konsum të njeriut dhe të kafshëve, farërat, bimët, e shumë mallra të tjera, për të cilat mund të reduktohet TVSH-ja nga 18% në 8%. Është e pakuptueshme përse, pas shumë muajsh të rritjes enorme të çmimeve, Ministri i Financave nuk e redukton TVSH-në nga 18% në 8% edhe për këto mallra, në mënyrë që sadopak të ulet barra për familjet.

Dikush është dashur t’i tregojë Ministrit për këtë mundësi që ia ofron Ligji në fuqi për TVSH!!!