Holanda e mposht Ukrainën në ndeshjen më të mirë deri tani në Euro 2020

E publikuar: 13/06/2021 23:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ukrainën në ndeshjen më të mirë dhe më zbavitëse deri tani në Kampionatin Evropian 202, e cila kishte një përfundim dramatik të dielën në Amsterdam.

Ukraina e përmbysi një disavantazhin prej dy golave brenda katër minutave dhe kur mendoi se do ta fitonte një pikë nga ndeshja hapëse në Grupin C në Johan Cruijff Arena, Denzel Dumfriese tronditi duke e shënuar golin e triumfit për tulipanët në çastet e fundit, raporton Gazeta Express.

Ishte një ndeshje zbavitëse, padyshim më e bukura deri tani në ditën e tretë në evropianit, nga fillimi deri në fund, megjithëse shumica e pesë golave ranë në çerekun e fundit të takimit.

Kombëtarja tulipane e mbizotëroi plotësisht kombëtaren e drejtuar nga Andriy Shevchenko, por për pak sa nuk e la një epërsi prej dy golave t’i rrëshqet nga dora.

Pavarësisht rasteve të shumta, veçanërisht nga ekipi i Frank de Boer, pjesa e parë u mbyll pa gola dhe mijëra tifozëve në Amsterdam iu desh të prisnin deri në minutën e 56-të për ta parë golin e parë.

Georginio Wijnaldum dhe Wout Weghorst i dhanë një epërsi të dyfishtë Holandës, duke shënuar në minutat 56-të dhe 59-të.

Kjo epërsi e shpejtë i dha rehati shumë të madhe vendasve, me trajnerin De Boer që bëri ndryshime në mbrojtje, gjë që i kushtoi në vonë.

Andriy Yarmolenko me golin më të mirë në këtë turne deri tani i dha shpresë Ukrainës për ta shmangur humbjen në minutën e 78-të. Roman Yaremchuk e barazoi rezultatin duke shënuar pas një harkimi, duke e heshtur stadiumin në Amsterdam.

Por Dumfries doli në skenë dhe u bë heroi i holandezëve duke shënuar nga afërsia për tri pikët e plota.

Austria dhe Holanda janë lidere të Grupit C, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Ukraina janë pa pikë.

Holanda do të përballet me Austrinë, ndërsa Ukraina me Maqedoninë e Veriut në ndeshjet e rrethit të dytë.