Histori e rrallë: Gruaja lindi foshnjën e saj në një dhomë hoteli, duke përdorur videot e Youtube (Foto)

E publikuar: 28/04/2018 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tia Freeman, një anëtare e Forcave Ajrore të SHBA-së që jeton në Nashville, Tennessee, kishte lënë pa fjalë përdoruesit e rrjeteve sociale kur ajo vendosi të tregonte historinë e saj të pabesueshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në fillim të marsit, 22-vjeçarja shtatzënë zgjodhi të bënte një udhëtim në Gjermani pavarësisht se ishte afër fundit të shtatzënisë.

Freeman mësoi vetëm se ishte shtatzënë në janar, kur ajo ishte tashmë në tremujorin e tretë të saj dhe ajo kishte rezervuar fluturimin e saj të pushimeve para se të zbulonte një gjë të tillë.

“Isha në shok”, citohet të ketë thënë Freeman për HuffPost. “Unë kurrë nuk e shihja veten si një nënë më parë. Isha më shumë e orientuar drejt karrierës. Kjo është ndoshta arsyeja pse isha pak e hutuar”.

Më 7 mars, ajo mori një fluturim 14 orësh për në Stamboll, Turqi, ku më pas do të udhëtonte drejt Gjermanisë.

Freeman shpjegoi se pas ngrënies së një vakti në fluturim, ajo filloi të mos ndjehej mirë, por mendoi se kishte bërë keq ushqimi.

Por në aeroportin e Stambollit, ajo filloi të kuptoj se ndoshta bëhej fjalë për diçka tjetër.

Kur ajo më në fund arriti në dhomën e saj të hotelit, filloi të kërkonte në YouTube për videot të cilat tregojnë se si mund të lindni një bebe, e vetme.

Freeman pastaj mori dy peshqir – një për të vendosur beben e saj dhe tjetrin për ta kafshuar gjatë lindjes – dhe e mbushi vaskën me ujë të ngrohtë.

Pas disa procedurave të cilat i pa në internet ajo thotë se mundi të bënte atë për të cilën kishte menduar. Është një djalë!

Freeman atëherë kishte për të gjetur një procedurë për heqjen e kordonit kërthizor pa mjetet e duhura.

Pas kontrollimit në internet, ajo i sterilizoi lidhëset e këpucëve të saj duke i futur në ujë të vluar dhe i përdori ato për të “lidhur” kordonin.

Madje, edhe pas gjithë këtyre, nëna e re prapë nuk shkoi në spital. Në vend të kësaj, ajo pastroi banjën, sepse “ajo dukej si një film horror” dhe shkoi në shtrat me djalin e saj të porsalindur. /Telegrafi/