Hiqet nga rendi i ditës debati parlamentar për arrestimin e aktivistëve të VV-së

E publikuar: 22/12/2016 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me kërkesë të shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit, me gjithë kundërshtimet e deputetëve të VV-së, Kuvendi ka hequr nga rendi i ditës debatin parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për heqjen e rendit të ditës kanë votuar 61 deputetë, 13 kundër dhe tetë kanë abstenuar.