Hiqen maskat në Maqedoninë e Veriut

01.06.2021 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hiqen maskat në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut nga 1 qershori kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese, pas uljes së ndjeshme të rasteve me koronavirusin e ri, që ka stabilizuar gjendjen epidemiologjike në këtë shtet.

Qytetarët më nuk do të përdorin maskat në ambiente të hapura, sektori i gastronomisë lejohet të rrisë kapacitetin e punës, ndërsa lejohet edhe organizimi i dasmave dhe manifestimeve tjera në ambiente të hapura, me praninë e më shumti 100 personave.

Sipas masave të reja, administrata i kthehet punës në institucione ndërsa janë rritur edhe kapacitetet për kujdesin e fëmijëve në kopshte. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka paralajmëruar edhe mundësinë e kthimit të nxënësve në shkolla nga muaji shtator.

Ndërkaq, aktivitetet sportive në ambiente të hapura do të mbahen me prani të publikut, me 30 për qind të kapaciteteve të tyre.

Qytetarët kanë mirëpritur lehtësimin e masave, në veçanti mosmbajtjen e maskës në ambiente të hapura.

“Është një vendim i mirë pasi nuk po mundemi të marrim frymë. Unë edhe para këtij vendimi, hiqja maskën kur jashtë bënte vapë. Mendoj se ishte koha që të ky detyrim të hiqet pasi edhe gjendja po shkon drejt përmirësimit. Numrat po bien dhe është mirë që morën këtë vendim”, thotë NadicaTemellkova, pensioniste.

“Më mirë është pa maskë mbrojtëse, nuk na zihet fryma. Shumë mirë është”, thotë një qytetar nga Tetova, ndërsa një tjetër thotë se maska duhet të mbahet në ambient të mbyllur.

“Në ambient të hapur maska nuk duhet të mbahet, por brenda duhet të mbahet”, thotë ai.

Por, një tjetër qytetar thotë se maskat nuk duhet të hiqen.

“Unë maskën do ta mbaja të paktën edhe dy vjet, pasi mendoj se nga mbajtja e saj kemi dobi dhe jo dëm. Masat duhet të respektohen pasi vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë. Kjo pandemi na ka lënë ca gjëra që do të vazhdojmë t’i praktikojmë edhe në të ardhmen, siç është edhe mbajtja e maskës, sidomos në transportin urban, në tregje apo vende ku ka shumë njerëz”, thotë Stojan Dimçevski.

Sa i përket lehtësirave për manifestimet familjare apo lejimin e dasmave në ambiente të hapura, Oda e pavarur e gastronomëve vlerëson se protokollet do të shkaktojnë kaos në vend se të kenë ndikim pozitiv, pasi në manifestimet e tilla do të ketë kufizime për estradën muzikore.

Kjo shoqatë, përmes një reagimi me shkrim, ka kërkuar nga qeveria që krahas dasmave të lejohet edhe puna e artistëve të muzikës në një pjesë të hapur dhe të mbyllur në të gjitha objektet hoteliere, në përputhje me protokollet e punës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ndërkohë ka thënë se me përmirësimin e mëtejmë të gjendjes epidemiologjike do të ketë dhe lehtësira tjera, deri në normalizimin e plotë të gjendjes. I pyetur për numrin e lartë të vdekjeve edhe tani kur rastet e të infektuarve janë ulur, Filipçe ka thënë se bëhet fjalë për persona të infektuar, me pasqyrë të rëndë shëndetësore.

“Ende kemi raste të rënda të personave të prekur nga sëmundja COVID-19, por ne po ndjekim situatën dhe numrat gjithsesi se janë në rënie e sipër. Janë rreth 40 persona që ndodhen të shtrirë në Klinikën Infektive që janë sjell nga klinikat tjera. Ata po trajtohen nga ekipet mjekësore, por e them sërish se pandemia po shkon drejt shuarjes. Imunizimi i popullatës vazhdon me intensitet, kemi doza të vaksinave, ndërsa këto ditë presim sasi tjera të konsiderueshme që të vazhdojnë sipas plani të paraparë për imunizimin e popullatës dhe kthimin e gjendjes normale në vend”, ka deklaruar Filipçe.

Në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive është ulur në rreth një mijë persona nga më shumë se 20 mijë që ishin një muaj më parë. Me COVID-19 janë diagnostikuar rreth 155 mijë persona, prej të cilëve 5,413 e kanë humbur jetën.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Shkupi dhe Sofja në kërkim të një shansi të ri për marrëveshje

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë