Hetimet për deportimin e gylenistëve në udhëkryq

E publikuar: 10/03/2019 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raporti i komisionit hetimor parlamentar për deportimin e shtetasve turq nuk është finalizuar brenda mandatit prej 6 muajsh. Si rrjedhojë anëtarët e këtij komisioni të japin interpretime të ndryshme lidhur me mandatin.

Sekretaria e Kuvendit thotë se e ka njoftuar komisionin për mandatin që e ka, ndërsa të kundërtën e thotë zëvendëskryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj.

“Ne nuk e kemi pasur të qartë ditën se kur përfundon mandati i Komisionit për shkak se gjatë mandatit tonë i kemi pasur edhe 1 muaj e gjysmë, po thojnë, pushime verore dhe ne nuk i dinim sakt cilat janë ditët…a mund pushimi veror të jetë pjesë e tërësisë së mandatit tonë apo jo. Për t’i dhënë legalitet më të fuqishëm Komisionit kemi thanë se po kërkojmë mandat shtesë. Ne s’kemi mëndu që këta janë në gjendje të shkojnë deri në atë stad sa ata ta ndalin punën e komisionit’, tha Selmanaj për rtv21.