Hetime të thella, rrethohet me shirita vendi ku PSD i hodhi miell Hekuran Muratit

E publikuar: 03/09/2022 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë filluar hetime të thella pas aksionit të sotëm të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate të cilët e kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Aksioni është zhvilluar rreth orës 15:00, derisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

Në rrjete sociale janë postuar fotografi ku shihet që vendi ku u Murati u gjuajt me miell është rrethuar me shirita të policisë.

Siç duket kanë filluar hetimet lidhur me rastin.