Helikopteri pa pilot “AR-500CJ” përfundon fluturimin e parë

E publikuar: 12/08/2022 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lloj i ri helikopteri pa pilot i transportueshëm me anije, i prodhuar nga Korporata e Industrisë së Aviacionit e Kinës (AVIC), kreu fluturimin e tij të parë së fundmi në kontenë Poyang të provincës Jiangxi të Kinës Lindore.

Gjatë fluturimit të vet të parë, “AR-500CJ” kreu kurse trajnimi, duke përfshirë ngritjen me pilot, uljen dhe qëndrimin pezull, dhe u ul pa probleme.

Mjeti ishte në gjendje të mirë dhe të gjitha sistemet funksiononin normalisht, duke shënuar hyrjen e tij zyrtare në fazën e fluturimit testues që nga faza e projektimit dhe prodhimit.

“AR-500CJ”, i krijuar nga një institut kërkimor i AVIC-ut, është një version i përditësuar i “AR-500BJ”, një helikopter pa pilot me peshë të lehtë i transportueshëm me anije që mund të përdoret si për aplikime ushtarake, ashtu edhe për ato civile, si kërkimi dhe shpëtimi detar.
Helikopteri do t’u nënshtrohet testeve funksionale e të performancës në Kinë dhe do të kalojë vlerësimin teknik në vitin 2023.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com