Haziri: Vlerësimi i Cholletit për Kosovën duhet të na gëzojë

E publikuar: 12/01/2023 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gjatë vizitës së tij të mërkurën, e ka vlerësuar pozitivisht zhvillimin e Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Haziri ka thënë se populli i Kosovës duhet që t’i gëzohet këtij vlerësimi të diplomatit amerikan.

“Serbia tash e disa vite, në raport me Kosovën vetëm po ndryshon formë, ndërsa strategjinë dhe qëllimin e ka të njëjtë. Në rrethana të caktuara kohore ndryshon formë, politikisht duket që ka ndryshime, por u pa që çdo progres e ka penguar – është kthyer në regres”.

“Tani kjo vizitë e Cholletit si diplomat amerikan e dha një kredit në Kosovë që duhet të na gëzojë neve si popull i Kosovës për rolin e tij dhe vlerësimi i tij për një Kosovë e cila ka arritur prosperitet, zhvillim dhe ka ecur para në krahasim me atë Kosovën që e ka lënë herën e fundit kur e ka parë ai”.

Tutje, nënkryetari i LDK-së shton se vizita e Cholletit në Kosovë e tregon seriozitetin e shtetit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.