Haziri vizitin kompaninë Flexograf, e përgëzon për sukseset dhe rritjen prodhimit për eksport në Europë

E publikuar: 11/10/2021 19:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompaninë e njohur Flexograf, ku është pritur nga pronari, Berat Mustafa.

Kryetari Haziri e ka përgëzuar atë për punën dhe sukseset në rritjen e prodhimit për shtetet e Eurorpës.

“Kënaqësi me e vizitu kompaninë e njohur Flexograf, ku pashë nga afër punën, rritjen e kapaciteteve dhe rritjen e eksportit në regjon e Europë. Berat Mustafa, si pronar, është prej emrave dhe punëdhënësve të suksesshëm të Komunës sonë. E urova për sukseset e mëdha dhe i konfirmova bashkëpunimin me të gjitha kapacitetet tona edhe në të ardhmen. Falëmnderit për gjenerimin e vendeve të punës”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkohë, pronari i Flexograf, Berat Mustafa, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e ofruar të Komunës, duke ofruar bashkëpunimin e plotë edhe në të ardhmen.

#LDK160 #LDKGjilan

Zyra për Marrëdhënie me Publikun