Haziri ndalet para gazetares së Klan Kosovës: Ta kanë ofenduar shefin, por ai është më i fortë se këta (VIDEO)

E publikuar: 23/04/2025 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka dalë hapur në mbështetje të sipërmarrësit Shkëlqim Devolli, pas kritikave dhe sulmeve të fundit nga qeveria në largim drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Duke folur para mediave, Haziri i drejtohet gazetares së Klan Kosovës, duke e konsideruar sipërmarrësin Shkëlqim Devolli si një figurë të fuqishme që nuk lëkundet lehtë nga presioni politik.

”Ta kanë ofendu shefin, por ai është më i fortë se këta” dëgjohet Haziri, në një deklaratë që u interpretua si sinjal i qartë i mbështetjes ndaj kompanisë ”Devolli” si taksapaguesi më i madh i shtetit të Kosovës.