Haziri: Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19

E publikuar: 30/07/2020 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Gjilanit, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur që kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i keq që edhe kësaj radhe nuk do të falet Namazi i Kurban Bajramit, por ka shfaqur shpresën që në festat e ardhshme të festohen sic i ka hije.

“Lajmi është i keq sepse nuk organizohet falja e namazit të Kurban Bajramit sipas traditës. Ne kemi qenë të gatshëm ta respektojme cdo lloj vendimi që kryetari i KBI-së në Gjilan e sjell. Nuk ka therrje të kurbanëve dhe nuk ka ceremoni. Ju lutem, festoni në pandemi me kujdes. Mos i aplikoni vizitat nëpër familje. Mos rrezikoni duke u përqafuar e festuar dhe të bartni infeksion, duke shkaktuar dhimbje në familje. Dëgjoni institucionet dhe dëgjoni policët kur ju këshillojnë e rekomandojnë. Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19”, ka thënë Haziri, pas takimit me Komitetin komunal të Gjilanit për menaxhimin dhe paralandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka njoftuar së totali i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan është 478, 309 prej tyre janë të shëruar, 32 pacientë janë duke u hospitalizuar, ndërkohë që 16 gjilanas kanë ndërruar jetë.

“Mënyra se si janë ndare nga jeta, është alarm për ne të gjallët. Infeksioni nuk është infeksion që duhet të injorohet e të nënvlerësohet”, tha ai.

Sa i përket masave të reja të Qeverisë, Haziri tha se cerdhet do të hapen pas një vlerësimi që DKA do t’ia paraqesë Komitetit komunal, ndërkaq ka theksuar se gastronomia dhe te gjitha sherbimet, do të monitorohen nga inspektorët dhe policia në mënyrë strikte.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka konfirmuar se në përputhje me rekomandimet e IKSHP, kanë marr vendim që nga nesër e deri më 10 gusht të mbyllen xhamitë, për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Duke e pasur parasysh së 16 persona ndërruan jetë brenda 24 orëve dhe një numër i madh janë infektuar, kryesia e Bashkësise Islame ka vendosur kjo festë e sakrificës të festoheet me zemër dhe shpirtë. Të shtrihet dora e pajtimit dhe solidaritetit. Ne si Këshill i kemi anuluar edhe vizitat e parapara me përfaësuesit e insitucioneve dhe kërkoj mirëkuptim nga besimtarët. Mos shkoni nëpër vizita në familje, t’i ruajmë të moshuarit tanë e familjet tona sepse shëndeti është mbi të gjitha”, ka thënë Aliu.