Haziri: Isa Mustafa, emri i vetëm i LDK-së për president

26.10.2020 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri: Isa Mustafa, emri i vetëm i LDK-së për president

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar se do të jetë kandidat për president të Kosovës. Në një intervistë për KosovaPress, Haziri deklaroi se LDK nuk ka emër tjetër për këtë post përveç kreut të partisë Isa Mustafa. Po ashtu, Haziri foli edhe për zgjedhjet lokale ku tha se nuk ka ambicie për një tjetër mandat në krye të Gjilanit.

Haziri u shpreh se si parti nuk kanë biseduar me askënd në lidhje me postin e presidentit të vendit dhe rrjedhimisht nuk kanë marrëveshje me asnjë subjekt politik.

Por, Haziri para mikrofonit të KosovaPress u shpreh se mund të pranojnë edhe një emër që mund t’i afrojë të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Ende nuk kemi marrëveshje për president, unë po përsëris vazhdimisht që LDK-ja e ka ofruar rolin e vet konstruktiv për t’i dhënë vendit stabilitet. Ne jemi për një president konsensual, sa më konsensual në Kuvendin e Republikës, përtej saj nëse ka mundësi në mënyrë që t’i jepet vendit stabilitet. LDK nuk ka biseduar me askënd për çështjen e ndarjes së rolit të presidentit. Nëse LDK-së i bie në mandat, ose LDK-ja duhet ta udhëheqë, ne besoj që do të japim kontributin tonë dhe nuk kemi emër tjetër përpos Isa Mustafës. LDK-ja pajtohet parimisht me çdo emër i cili afron të gjitha palët, të gjitha partitë në Kuvend të Republikës për të zgjedhur një president sa më konsesual të mundshëm”, ka thënë Haziri.

Përpos zgjedhjes se presidentit, vendi do të shkojë edhe në zgjedhje lokal vitin e ardhshëm dhe shumë parti dhe kandidatë tashmë i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre.

Në intervistën për KosovaPress, Haziri tha se nuk ka ndonjë ambicie për mandatin e pestë në krye të Komunës së Gjilanit, megjithatë u shpreh se dega e LDK në këtë qytet do të propozojnë një kandidat që shkon dhe përtej partisë.

“Sa i përket Gjilanit, unë jam në mandatin e katërt si i zgjedhur, nëse e bëjmë si ndarje sepse unë në vitin 2005 e kam marrë detyrën e ministrit dhe jam kthyer në Krishtlindjet e vitit 2013, në zgjedhjet e Komunës së Gjilanit. Nuk kam ambicie, përkundrazi unë po punoj shumë në Gjilan që t’i jap mbështetje një kandidati sa më konsensual të mundshëm që del, jo vetëm për LDK-në, por përtej LDK-së, qytetar i cili mund të marrë udhëheqjen e Komunës së Gjilanit në mandatin e ardhshëm në proces zgjedhor”, ka thënë Haziri. /B.Hajdari/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kuvendi mban seancë, në rend dite shumë projektligje e rezoluta

Kuvendi mban seancë, në rend dite shumë projektligje e rezoluta

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë