Haziri i LDK’së tregon se për çka biseduan në takimin e tyre me Lajçak

E publikuar: 10/03/2023 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për takimin që kanë pasur me emisarin special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilët thotë se biseduan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se kërkuan sqarime nga Lajcak lidhur tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme.

“LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve, ndërkaq ritheksuam se mbështesim implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në njoftimin e tij.