Haziri: Fluidi ka ndërtuar perandori të prodhimit në Kosovë e rajon

E publikuar: 22/09/2021 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Ramiz Ramadani, Diana Toska e Valdrin Halimi, ka vizituar sot gjigantin e prodhimit të pijeve, lëngjeve e vajit, Fludi, ku janë pritur nga drejtori gjeneral, Fejzulla Mustafa.

Haziri tha se Fludi me kompanitë përcjellëse kanë ndërtuar ‘perandori’ të prodhimit në Kosovë dhe rajon, duke qenë gjeneruesit më të mëdhenj të vendeve të punës.

“Kënaqësi me vizitu perandorinë e prodhimit në Gjilan, Fluidin është prodhuesi më i madh edhe përtej kufijve të Kosovës, të pijeve joalkoolike dhe produkteve të tjera të lëngjeve e deri te sektori i vajit ushqimor. Kjo kompani, krahas prodhimit dhe punësimit më të madh në Gjilan, është edhe investitori më i madh. Prandaj, zotohem se do ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë edhe në mandatin e ri”, ka thënë Haziri.

Drejtori gjeneral i Fluidit, Fejzulla Mustafa, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe kujdesin e ofruar në vazhdimësi për këtë gjigant të prodhimit.