Haziri falënderon “ELKOS-in” për donacionin dedikuar Spitalit të Gjilanit

E publikuar: 30/07/2020 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka pranuar një sasi ndihmash nga kompania “Elkos”.

Këto ndihma me ujë, lëngje e artikuj të tjerë për nevojat e pacientëve, i janë dedikuar Spitalit të Përgjithëm të Gjilanit.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar këtë kompani për donacionin, duke thënë se kjo është një mbështetje e madhe në kohë pandemie për ta përballuar situatën jo të lehtë.

Gjilani ka pranuar donacione të ndryshme edhe nga shumë kompani e njerëz të vullnetit të mirë, të cilët i ka nderuar me mirënjohje të vecanta, ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit nëpërmjet një njoftimi.