Haxhiu: Tërheqja e parave nga Trusti s’duhet të trajtohet me inate politike, por duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë

E publikuar: 30/04/2022 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se kërkesa e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike po që duhet të bashkojë pozitë e opozitë, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se paratë e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike.Postimi i plotë i tij:Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në 30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike.

Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale.Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” me i dergu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni, por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike.

Ndonëse Mimoza Kusari-Lila ka përvojë në proceset e privatizimeve, nuk po besoj se ka arritur deri aty sa të privatizoj bindjet, vullnetin dhe votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Me aq sa unë kam përvojë në Kuvendin e Kosovës në pesë mandate deputet, e di, se e drejta e votës së deputetëve nuk është privatizuar asnjëherë nga shefat e grupeve parlamentare, deputetët janë të lirë të votojnë në interes të qytetarëve.

Kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është e qytetarëve dhe deputetët që e konsiderojnë veten përfaqësues të popullit do e mbështesin kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Pytje për Mimozën dhe Qeverinë:Sa para, miliona euro të Trustit të qytetarëve i ka shitur Qeveria në letra me vlerë?A është kjo arsyeja e vërtetë e kundërshtimit të tërhqjes së mjeteve nga Trustit nga pushteti aktual?