Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar totalisht në shëndetësi

E publikuar: 11/06/2022 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bekim Haxhiu

Reformë e thellë e investime në sistemin e shëndetësisë kishte premtuar kryeministri Albin Kurti, para se të marrë pushtetin.

Por sipas deputetëve të opozitës ndonëse ishte premtuar nga Qeveria Kurti se shëndetësia do të jetë njëra ndër prioritet e saj, kjo nuk po ndodh.Sipas tyre edhe viti 2022 ka filluar me probleme të mëdha, që nga largimi i mjekëve nga Kosova dhe listat e gjata të pritjes së trajtimit të pacientëve.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se Qeveria po tregohet e paaftë për t’i kryer detyrat që i ka të përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë.Sipas tij, krejt interesimi i zyrtarëve të lartë është që t’i shfrytëzojnë beneficionet e shtetit duke shfrytëzuar paranë publike.

“Ne kemi shpresuar që viti i kaluar është qeveri e praktikantëve dhe në kuptimin e asaj se kur janë njerëzit në praktikë edhe mësojnë. Po këta po tregojnë që janë të paaftë për ti kryer detyrat që i kanë të përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë”.

“Krejt interesimi i tyre është që të jetojnë përmes aferave që janë edhe korruptive t’i shfrytëzojnë beneficionet e shtetit duke shfrytëzuar paranë publike dhe paraja është duke u zhdukur nëpër duar të tyre nga paaftësia për të menaxhuar dhe për t’i krijuar vendit investime zhvillim në të gjitha sferat e jetë që ka nevojë qytetari”, tha Zemaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu tha se ka dështim total dhe degradim në menaxhimin e sistemit të shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Madje deputeti Haxhiu thotë se nuk ka parë ndonjë ministër që ka shkëlqyer” “deri më tani.“Ka një dështim total sa i përket shëndetësisë një degradim të madh i ikjes së mjekëve, lista të gjata të pritjes së pacientëve. Paaftësi menaxheriale dhe kjo është ajo çka e karakterizon këtë sektor. Nuk po shoh ndonjë ministër që mund të themi se ka shkëlqyer ose ka bërë ndonjë punë që mundet të vlerësohet”, tha Haxhiu.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj vlerëson se perfomanca e ministrit të Shëndetësisë nuk është e mirë kur dihet se ka shumë faktorë të cilët e përkeqësojnë situatën në këtë sektorë.

“Ministri Latifi tash sa ka ardhur. Realisht e kemi pasur fatin e keq që në ministri të shëndetësisë na janë ndërruar ministrat. Perfomanca nuk është e mirë deri më sot kur dihet se ka shumë faktorë të cilët e përkeqësojnë edhe më tepër këtë situatë. Fatmirësisht pandemia po përmbyllet”.

“Përndryshe me një menaxhimet të tillë lenë shumëçka për të dëshiruar duke filluar nga niveli qendror e deri në nivel lokal”, tha Dreshaj.