Haxhiu pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutojnë për prioritetet në sistemin e drejtësisë

19.04.2021 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haxhiu pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutojnë për prioritetet në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici dhe asistentin ushtarak, Oficerin Ekzekutiv, Kolonel Leitnant Enrico Calise me të cilët diskutoi për prioritetet e kësaj ministrie gjatë këtij mandati.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, nga kjo ministri ku thuhet se Haxhiu e njoftoi për së afërmi se ka filluar procesi i skanimit të situatës në Ministrisë e Drejtësisë, njëherazi e informoi edhe për prioritetet e që ka kjo ministri.

“Rishikimi funksional, procesi i vettingut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe trajtimi i krimeve të luftës do të jenë fokus parësor krahas edhe angazhimit kundër dhunës në familje dhe krijimit të mekanizmave të tilla”, thuhet në komunikatë.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Federici, shprehi mbështetjen e pa kursyer për brenda kapaciteteve dhe kompetencave që kanë, duke shprehë interesim për bashkëpunim veçanërisht kundrejt dhunës në familje.

Gjithashtu diskutoi mbi rëndësinë e kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi dhe për transparencë të institucioneve.

Të dy palët ndanë qëndrime të përafërta duke diskutuar po ashtu edhe për angazhimin në menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, mbi rëndësinë e vaksinimit të qytetarëve dhe gjetjeve të rrugëve e mundësive për t’u pajisur me vaksinat e duhura.

Në fund të takimit palët u zotuan për më shumë bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


14 raste të reja të të infektuarve me COVID-19

14 raste të reja të të infektuarve me COVID-19

KQZ: Të enjten dihet nëse do të ketë rinumërim të ndonjë vendvotimi

KQZ: Të enjten dihet nëse do të ketë rinumërim të ndonjë vendvotimi

Presidentja Osmani takon komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári

Presidentja Osmani takon komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári

Ministria e Financave jep detaje për aplikim për kredi konsumuese

Ministria e Financave jep detaje për aplikim për kredi konsumuese

Raporti i Progresit, Rama: Në Evropë tani nuk ka oreks për zgjerim

Raporti i Progresit, Rama: Në Evropë tani nuk ka oreks për zgjerim

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Kosovë

Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Kosovë

Merr pazarin në vlerë 1040 euro dhe nuk e kthen në kompani, policia heton rastin

Merr pazarin në vlerë 1040 euro dhe nuk e kthen në kompani, policia heton rastin

341 gjoba për mosrespektim ndaj masave antiCOVID

341 gjoba për mosrespektim ndaj masave antiCOVID

Gjendet i vdekur një person në Drenas, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Drenas, policia nis hetimet

Rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë, sidomos i të rinjve

Rritet numri i pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë, sidomos i të rinjve

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë Trepçën

Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë Trepçën

Të enjten mbahet takimi i grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

Të enjten mbahet takimi i grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

Klinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim

Klinaku: As në kohën e Jugosllavisë nuk kanë qëndruar njerëzit kaq gjatë në paraburgim

Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë

Mbyllet rruga në Brezovicë, ndalohet qarkullimi deri me këtë datë